Thauvin preket nga fjalët e Maldinit, sulmuesi francez flet pas fitores së Marseille!

Florian Thauvin gjithmonë e më afër Milanit, në funksion të sezonit të ardhshëm të futbollit, por që mund të ketë edhe një surprizë më shpejt, pra që në janar.

Sulmuesi i Marseille mbetet një opsion i vlefshëm dhe shumë i nxehtë për tregun e transferimeve Milan, edhe pse në Spanjë kanë nxituar ta quajnë të kryer ofertën prej 3 mln eurosh në sezon për 4 vitet e ardhshme nga kuqezinjtë dhe se agjenti i futbollistit ka pranuar.

Paolo Maldini e kishte bërë të qartë disa ditë më parë, duke folur shumë mirë për lojtarin 27-vjeçar.

Tani, siç raportohet mbrëmë nga Telefoot, ka ardhur përgjigja nga vetë Thauvin, i cili vlerësoi shumë fjalët e Maldinit ndaj tij.

“Interesi i Maldinit? Këto janë gjëra të këndshme. Më ka prekur! Kur një legjendë futbolli flet aq shumë për ty ndihesh shumë krenar dhe mirë. Pse të gënjej, ai më bëri të lumtur, e falënderoj veçanërisht dhe thellësisht”

Deklaratat erdhën pas fitores së Marseille 3-1 ndaj Nantes, një ndeshje e hapur nga goli i sulmuesit francez 27-vjeçar.

Thauvin mund të konsiderohet një opsion konkret për tregun e transferimeve të Milanit vitin e ardhshëm.

Mundësia për ta afruar atë pa ndonjë kosto për shkak të skadimit të kontratës është joshëse, aq sa Milani tashmë po lëviz.

Fjalët e lojtarit në fjalë mbrëmë duket se janë një mesazh i qartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu