Thauvin-Milan “ngec”, nga Spanja futet një tjetër klub në garë!

Milani në gjueti jo vetëm për talentet e reja, por edhe për mundësitë e rëndësishme që mund të vijnë nga tregu i transferimeve.

Një nga këto mundësi, pa ndonjë kusht, ndër të tjera, vjen nga Franca. Kuqezinjtë kanë ndjekur prej kohësh Florian Thauvin për disa kohë, duke ditur se kontrata e tij me Olympique Marseille skadon verën e ardhshme.

Në fakt, vetë Paolo Maldini doli hapur në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” duke irrituar jo pak palën franceze dhe trajnerin Villas Boas.

Por, siç ndodh gjithmonë në këto situata, shfaqet një konkurrent i ri që mund të prishë punë.

Siç raportohet nga portali spanjoll Todofichajes.com, Milan do të duhet të ruhet nga konkurrenca e Sevilla.

Klubi iberik ka hyrë fuqishëm në garën për Thauvin. Ideja erdhi në drejtori sportiv Monchi, i cili ka filluar kontaktet e para.

Nuk përjashtohet që andaluzianët mund të fillojnë ofertën e parë zyrtare për agjentët e Thauvin tashmë në ditët e ardhshme, për të parashikuar rivalët e tyre dhe për të vënë menjëherë francezin nën kontratë.

Tani duhet parë nëse Milani është më i interesuar për Thauvin, duke ditur se në atë krah duhet që fillimisht të heqë Castillejo (ndoshta në merkaton e janarit).

Një gjë është e sigurt: Thauvin do të largohet nga Franca në një transferim falas në fund të sezonit. Milani shpreson të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu