Thauvin-Milan? Nga Spanja hedhin poshtë akordin! “Spanjolli ka paraakord me ekip tjetër”

Emri i Florian Thauvin vazhdon të nxisë thashethemet në tregun e transferimeve të lidhura me Milanin.

Profili i francezit ka qenë prej kohësh i lidhur me kuqezinjtë por në fund të fundit ai mund të jetë një destinacion tjetër për lojtarin aktual të Marseille.

Anësori ka një kontratë me OM që do të skadojë më 30 qershor. Një kontratë që nuk ka gjasa të rinovohet.

Nga Spanja janë të sigurt se Thauvin ka refuzuar ofertën e fundit të Marseille: sipas asaj që raportoi TodoFichajes, Milani i ka bërë disa propozime lojtarit në javët e fundit, edhe këto të refuzuara!

Në fakt, zgjedhja e Thauvin do të ishte një tjetër. Sulmuesi do të zbarkojë në Itali, por jo për të veshur fanelën e Milanit, por atë blu të Napolit.

Sipas portalit, anësori tashmë ka një para-marrëveshje me klubin e presidentit De Laurentiis për verën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu