Thauvin fluturon në Meksikë, 5 mln euro kontratë. Gazeta franceze: “Priti Milanin, por e vërteta ishte ndryshe!”

E ardhmja e Florian Thauvin do të jetë në Meksikë në Tigres, aty ku do të gjejë edhe bashkëkombësin e tij Gignac, dikur pjesë e ekipeve franceze dhe kombëtares së “gjelave”…

Një negociatë që ka lindur dhe është mbyllur me sukses brenda muajit të fundit, teksa vetë trajneri i Marseille, Sampaoli, ka deklaruar sot se lojtari ka bërë zgjedhjen e tij dhe pavarësisht presionit të trajnerit dhe dëshirës për ta mbajtur, nuk ka kthim mbrapa.

Lojtari francez, kontrata e të cilit skadon në qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin me 3 mln euro në sezon, u ndoq nga Milan, Sevilla dhe Napoli.

Por, në moshën 28 vjeç zgjodhi Meksikën, aty ku do të fitojë për 5 vitet e ardhshme, 5 mln euro në sezon dhe do të jetë kështu edhe një farë ambasadori i Meskikë 2026.

Megjithatë, edhe pse Maldini ka folur shumë mirë për sulmuesin e krahut të Marseille dhe madje duke u kritikuar nga Villas Boas (ish-trajneri) në konference, sipas La Provence, klubi kuqezi u ndal vetëm te interesi dhe jo oferta zyrtare.

I vetmi propozim zyrtar ka ardhur nga Premier Leaguue, Crystal Palace, destinacion që Thauvin ka refuzuar.

Në fakt, ai priste Milanin por klubi kuqezi ndoshta e dinte se kosto e operacionit edhe pse me zero, do të prekte të paktën 30-40 mln euro mes rrogave dhe komisionit të agjentit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu