Thashethemet mbi Donnarumma, drejtori i MilanTV acarohet: Qetësohuni, e vërteta është ndryshe…

Me pushimin për ekipet kombëtare, thashethemet për tregun e transferimeve kthehen “material” ditor…

Siç pritej, Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma nxitën gazetat. Dje ishte radha e turkut, i cili konfirmoi se ai është tifoz i Galatasaray, një ekip për të cilin do të dëshironte të luante një ditë…

Sot ishte radha e portierit të lindur në vitin 1999. Rinovimi i portierit kuqezi ende nuk ka mbërritur dhe disa media italiane, por edhe franceze, kanë raportuar interesimin e Milanit për Mike Maignan, 25 vjeçari nën kontratw me Lille dhe për Alphonse Areola, gardiani i Fulham por në pronësi të Paris Saint Germain.

Përmenden edhe emrat e portierëve të lidhur me kampionatin Italian: Juan Musso nga Udinese, i ndjekur me interes edhe nga Interi, Cragno i Cagliari, Gollini dhe Audero, përkatësisht te Atalanta dhe Sampdoria.

Shumë emra, por Milani ende nuk ka hequr dorë nga ideja e rinovimit të marrëdhënies me Donnarumma.

Vazhdon të ketë një distancë midis ofertës së drejtuesve kuqezi, prej rreth 7.5 milion euro plus bonuse, dhe kërkesës prej 10 mln euro nga Mino Raiola.

Do të jetë e nevojshme të gjendet një marrëveshje jo vetëm për shifrat, por edhe për kohëzgjatjen, me Milanin që do një kontratë të gjatë, pesë-vjeçare dhe agjentin italo-holandez, i cili nuk do të donte të kalonte dy vite, pra duke ndwrtuar njw “akord urw”…

Dëshira e Donnarumma për të vazhduar me Milanin dihet por nënshkrimi ende nuk ka arritur dhe 30 qershori po afrohet gjithnjë e më shumë.

Mauro Suma, një gazetar që punon për mediat zyrtare të klubit dhe drejtori i Milan TV, dëshiroi të siguronte tifozët në rrjetet e tij sociale:

“Qetësohuni – shkruan ai në Twitter – le të mos hidhemi në spekulimet e zakonshme … Nga sa kuptoj, klubi po punon për të bindur Gigio të qëndrojë me ne… nuk po kërkojmë portierë të tjerë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu