Tension në fund të ndeshjes, Donnarumma shpërthen ndaj stolit të Napolit! Fjalia e tij në dialekt

Minutat e fundit të Milan-Napoli sollën tension. E gjitha pas episodit Bakayoko-Theo Hernandez.

Stefano Pioli nuk mund ta besojë: Ndërhyrja e Tiemouè Bakayoko ndaj Theo Hernandez në fund të Milan-Napoli, sipas trajnerit kuqezi, ishte një penallti e qartë. “Është një penallti! Mund ta shohësh që është një penallti! Është një penallti!”, dëgjohet duke bërtitur me këmbëngulje nga stoli.

I pavendosur, gjyqtari Fabrizio Pasqua pret indikacione nga VAR dhe, së fundmi, zgjedh të shkojë dhe të rishikojë episodin në vetën e parë. “Ju japin shumë penallti”, dikush bërtet nga stoli i Napolit. Ndërkaq, Pasqua shprehet: nuk ka penallti.

Pas pak, gjyqtari paralajmëroi Gennaro Gattuso dhe, pas disa minutash më shumë, ai dërgoi jashtë me të kuq Ante Rebic.

Loja bëhet nervoze dhe kështu kthehet drejt fundit, aty ku plas sërish polemika dhe tensioni, teksa një ndërhyrje e Theo ndaj Osimhen ngre në këmbë stolin e Napolit që kërkon karton të kuq. Donnarumma shpërthen dhe afrohet duke iu drejtuar stolit të Napolit që të heshtë…

Gjithçka vazhdon edhe pas ndeshjes dhe Donnarumma qetësohet nga Insigne. Portieri largohet duke i bërtitur “Jeni një bandë dhe muzikë!”… në dialektin napolitan!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu