Tension në fund të derbit mes Saelemaekers dhe Barella! Belgu “injoron” interistin

“Treguam se jemi të fortë po aq sa Milani, madje edhe më të fortë”. Pas derbit të fituar 2-1 në “San Siro”, i vlefshëm për Kupën e Italisë, lojtari i Interit, Nicolo Barella, ka komentuar gjithçka për “Rai Sport” teksa më pas është ndalur edhe në paralajmërimin se “ky Inter do të tentojë të mundë të gjithë deri në fund”…

Por, derbi pati gjithçka: nga tensioni te golat, dueli Ibra-Lukaku dhe sigurisht edhe momente episodike të diskutuara.

Madje, mbyllja e tij ishte ashtu sikurse edhe mbyllja e pjesës së parë.

Pas bilbilit të fundit, me Interin në fushë për festimet dhe lojtarët e Milanit që u drejtuan për në dhomat e zhveshjes, ndodhi edhe përplasja midis Barella dhe Saelemaekers.

Mesfushori italian shkoi t’i jepte dorën belgut, por ky i fundit e refuzoi dhe më pas nisi një shkëndijë mes të dyve, teksa u futën lojtarët e tjerë për të ndarë gjithçka.

Saelemaekers natyrisht që i nervozuar për humbjen por edhe për episodin e penalltisë ku Barella simuloi për ta fituar, nuk denjoi t’i jepte dorën. Nerva loje, rezultati por edhe derbi! Edhe pse fair play duhet respektuar gjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu