“TELEGRAPH”: Guardiola nxjerr yllin në shitje, ka derbi milanez!

Edhe një herë, Manchester City nuk ka arritur të fitojë Champions League. Një zhgënjim i madh për skuadrën e Guardiola-s.

Trajneri katalanas mendon për të ardhmen dhe, këtë herë, duket se do të kërkojë të marrë një sulmues ‘klasik’. Emrat në listë janë  Haaland, Lukaku, Kane.

Por do të duhet një shitje e rëndësishme për të krijuar hapësirë brenda skuadrës për një blerje të tillë.

Sipas Telegraph, lojtari që do të sakrifikohet do të jetë Bernanrdo Silva, i cili ka luajtur shumë mirë në katër sezonet me Qytetarët. Megjithatë, Guardiola duket se mund të bëjë edhe pa të dhe klubet kryesore të Europës janë vënë në lëvizje.

Dy nga këto skuadra janë Juventus dhe Milan, që janë në kërkim të një përforcimi me peshë. Bardhezinjtë dhe kuqezinjtë janë gati të sfidohen, me të parët që mund të kenë një avantazh të lehtë për shkak të marrëdhënieve të mira me menaxherin Jorge Mendes, i njëjti i Cristiano Ronaldo-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu