Telefonata me Maldini dhe Pioli, Milani, e ardhmja dhe karakteristikat. Flet Tomori!

Fikayo Tomori ka folur sot për “MilanTV” duke prekur disa tema. Afrimi i fundit i merkatos kuqezi e nisi bisedën duke u ndalur në lidhje me vendimin për t’u bashkuar me Milanin: “Unë zgjodha të vij te Milani sepse është një ekip me një histori të madhe dhe me lojtarë të shkëlqyeshëm. Padyshim që tani ekipi është në një moment të mirë dhe është një mundësi që nuk mund t’i thosha jo. Për mua është një nder i madh të jem këtu”.

Mbi telefonatën e Maldinit: “Kur ai më telefonoi për herë të parë u habita! Fola me Paolo Maldinin, mbrojtësin më të mirë në historinë e futbollit, ai më kërkoi të vija këtu. Nga aty e kuptova që këtu është ku doja të isha, ku doja të vija dhe të luaja. Gjithashtu të mësoja prej tij. Tani jam shumë i lumtur që jam këtu “.

Për karakterin dhe karakteristikat: “Jashtë fushës unë jam një person shumë i qetë. Më pëlqen të kaloj kohë me familjen dhe miqtë dhe të jem shumë i përqendruar.

Në fushë jam shumë agresiv, më pëlqen të shkoj të marr topin dhe ta heq ndaj kundërshtarëve. Më pëlqen të jem mbrojtës, më pëlqen të mbroj dhe ndihmoj ekipin të fitojë. Është qëndrimi që unë dua të kem dhe që do ta sjell në këtë ekip”.

Për protagonistët kuqezi të së shkuarës: “Paolo Maldini, siç thashë më parë, është mbrojtësi më i mirë ndonjëherë. Kur isha i vogël dhe luaja si sulmues ose mesfushor, më pëlqente të shihja dikë si Kakà duke luajtur, apo edhe dikë si Seedorf.

Të kem mundësinë të luaj dhe të vesh fanellën që kanë veshur ata është një nder i pabesueshëm. Nëse kam edhe gjysmën e suksesit që kanë pasur këtu do të jetë një përvojë e shkëlqyer”.

Për trajnerin dhe lojtarët: “Unë fola me trajnerin dhe ai ishte shumë i lumtur me ardhjen time, padyshim që edhe unë jam.

Ai më dha motivimin për të luajtur dhe për të dhënë më të mirën time. Kam biseduar me disa që tashmë kanë luajtur këtu ose me ekipet italiane.

Dhe nga të gjithë me të cilët fola, dëgjova vetëm gjëra të shkëlqyera për Milanin. Por përtej kësaj, për mua kishte vetëm Milan”.

Për përvojën: “Të jem këtu është një mundësi e shkëlqyeshme për mua që të rritem dhe të fitoj trofe. Historia e Milanit është historia e një klubi të mësuar për të fituar. Dhe unë jam i sigurt që ky sezon dhe e ardhmja nuk do të ndryshojë”.

Në numrin e fanellës: “Sapo pashë 23 të lirë, duke qenë 23, mendova: Ok, o të zgjedh 23. Jam shumë i frymëzuar nga Michael Jordan dhe ai mbante numrin 23. Mendova se kishte shumë kuptim për mua të zgjidhja 23 dhe shpresoj që të jetë një numër me të cilin mund të jem i suksesshëm”.

Për historinë e Milanit: “Të luash futboll është e bukur, por padyshim që është më shumë kur fiton dhe kjo është arsyeja pse unë erdha këtu. Kjo skuadër di të fitojë, kur në muze pashë Champions League, Scudetti, të gjithë ata trofe, e kuptoj që kjo është ajo që unë dua të arrij ndërsa jam këtu. Unë jam shumë i lumtur dhe kam shumë, shumë dëshirë për të filluar”.

Një mesazh për tifozët: “Unë do të jap gjithçka për këtë ekip, forza Milan! Mezi po pres të të zbres në San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu