Trajneri i Genoa-s, Rolando Maran, u intervistua nga Sky Sport në fund të ndeshjes ndaj Milanit, pasi mori barazim 1-1, edhe pse skuadra e tij ende mbetet e parafundit në renditje.
“Gjëja pozitive është që të largohemi nga fusha tw zemëruar. Ne donim të fitonim, u afruam me 3 pikët por mos harroni se kishim përballë ekipin që kryeson kampionatin dhe ka 9 muaj që nuk humbet”.
“Fakti që u zemëruam për një barazim me Milanin është një simptomë që mentaliteti po ndryshon. Ka pasur më shumë unitet, ekipi u përgjigj në mënyrën më të mirë”.

Për momentin: “Ne kemi qenë në rritje për tre apo katër ndeshje, kjo rritje nuk duhet të ndalet”.
“Destro? Ai kishte një start të mirë gjithashtu nga fillimi i vitit, po stërvitej me intensitetin e duhur. Pastaj ai luftoi për të rimarrë gjendjen e tij pas asaj që shumë kanë vuajtur këtu.
Nuk kam asnjë dyshim në lidhje me performancën e tij, e pashë atë energjik dhe dha përgjigje në fushë, përtej golave. Performanca ishte e shkëlqyeshme”.
Mbi Piolin: “Mes nesh ka miqësi dhe respekt të ndërsjelltë. Ai i meriton të gjitha këto, po korr gjithçka që ka mbjellë në rrugën e tij. Ai është një nga trajnerët më të përgatitur”.