“Të rinjtë e bënin në brekë nga Zlatan…”

Me rastin e derbit të Los Angeles në MLS, Jonathan dos Santos, lojtar i LA Galaxy, ka folur për Marca-n në lidhje me diferencat mes Chicharito Hernandez dhe Zlatan Ibrahimovic, tani te Milan.

Ish-lojtari i Barcelona ka qenë i drejtpërdrejtë:

“Nëse duhet të jem i sinqertë, preferoj stilin e Chicharito. Të rinjtë e bënin në brekë nga Zlatan. E dinin se do të merrnin të shara nëse do të gabonin një pasim dhe besoj se ka qenë e vështirë për ata”, ka thënë Dos Santos.

“Chicharito është më pozitiv, Zlatan ka qenë pak më negativ, por ka qenë i tillë sepse kërkonte t’i ndihmonte shokët e skuadrës të përmirësoheshin”.

“Chicharito është një lider brenda dhe jashtë fushës. Mendoj se stili i tij është më i mirë për të ndihmuar të rinjtë, dhe ne kemi shumë të tillë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu