“Te Milani realizova ëndërr, biseda ime me Maldinin! Klubi ka plan për mua” Flet talenti hungarez

Milos Kerkez ishte goditja e fundit në tregun e transferimeve të Milan në seancën e dimrit.

Një përforcim për Primavera i stërvitur nga Federico Giunti, por edhe një shartim perspektive për ekipin e parë gjithashtu (sipas fjalëve të agjentit të tij në momentin e firmës)

Mbrojtësi i majtë hungarez 17-vjeçar konsiderohet një talent i shkëlqyeshëm, nuk është rastësi që ai u ndoq nga klube të rëndësishme.

Drejtuesit kuqezi dhe skautingu mundën konkurrencën dhe sigururuan shërbimet e tij duke paguar një shumë të vogël te Gyor në Hungari.

Tani do të jetë e nevojshme të shihet nëse në Itali lojtari do të jetë në gjendje të nxjerrë potencialin e treguar kur ishte duke luajtur në Hungari.

Kerkez dha një intervistë për Nemzeti Sport Online dhe foli për transferimin e tij në Milano: “E gjitha ndodhi shpejt. Babai im dhe agjenti im Daniel Kaposi punuan për të më çuar në ekipin më të mirë të mundshëm.

Pasi bisedova në telefon me Maldinin dhe Massara, unë u binda të transferohem në Milano. Nga ai moment ishte e menjëhershme për të zgjedhur klubin për të shkuar”.

Hungarezi ka shpenzuar fjalë lavdërimi për Paolo Maldini: “Ai është një person i sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Ishte një përvojë e shkëlqyer që isha në gjendje të takoj një personalitet të tillë.

Si fëmijë pashë video të shumta dhe mund të them se akoma e njëjta shkëlqim që kishte në fushë. Ne folëm shumë, më dha disa këshilla. Ishte mbrojtësi më i mirë në botë dhe, ndërsa unë luaj në atë rol, e dëgjova me kujdes.

Ai ka parë disa video të mia, mentaliteti im e ka bindur atë. Unë gjithmonë zbres në fushë për tu përpjekur të fitoj, siç bëri Maldini”.

Milos është ambicioz dhe ëndërron ta imponojë veten te Milani: “Jam i vetëdijshëm për aftësitë e mia dhe do të jap më të mirën time që të shkoj në ekipin e parë sa më shpejt të jetë e mundur. Për momentin nuk mund të garoj me lojtarë më të vjetër se unë, por jam i sigurt që mund të bëj hapin që mungon. Nuk ndiej presion, e di që klubi ka plane për mua”.

17-vjeçari u pyet gjithashtu për Zlatan Ibrahimovic: “Nuk e kam takuar akoma, po e pres me padurim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu