“Të dielën ishim më të bukurit, kurse sonte…” Pioli nervozohet me “Sky Sport”! “Po më shqetësojnë dëmtimet”

Stefano Pioli u intervistua nga Sky Sport sonte dhe pranoi se ishte ndeshje e dobët dhe nuk u intepretua ashtu si duhej nga ekipi i tij.

“Është normale të presësh më shumë, ne e dinim vështirësinë e ndeshjes, krejtësisht ndryshe nga e diela. Hapësira u zvogëlua, na duhej më shumë ritëm dhe cilësi në duele, gjë që nuk ishim në gjendje t’i bënim”.

Për mungesat: “Ne nuk kishim karakteristika të veçanta në këtë ndeshje, pa Ibra, Mandzukic dhe Calhanoglu, nuk depërtuam dot. Sulmuesit që kishin sot janë më të mirë në shfrytëzimin e hapësirës”

Në lidhje me dëmtimin e Tonali: “Tonali doli për shkak të një kontraktimi, të tjerët janë të gjithë për t’u rikuperuar. Vështirë për të dielën, shpresojmë për javën e ardhshme. Angazhimet kanë filluar të bëhen të shumta dhe të vështira”.

Për dyshimet pas fitores së madhe në Romë: “Nuk ka dyshime, identiteti është mjaft i qartë, ndeshjet duhet të zhvillohen sipas asaj që bëjnë kundërshtarët. Sot ishim më pak të shpejtë, me pak iniciativa personale”.

“Ne largohemi të zhgënjyer nga kjo ndeshje sepse jemi ambiciozë. Entuziazmi do të kthehet nga nesër. Të dielën ne u dukëm më të mirët në botë, sonte nuk jemi aq të shëmtuar”.

Për kujtesën e Astorit: “Ndonjëherë rastësitë i bëjnë këto momente të çuditshme. Edhe tre vjet më parë na u desh të luanim kundër Udineses, ata thonë se gjithçka kalon me kalimin e kohës, por nuk është kështu për ata që takuan Davide. Ai ishte një djalë i veçantë dhe gjithmonë është me ne “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu