Te ardhurat nga sponsori teknik, Milani ne podium. Ja klasifikimi

Sot La Gazzetta dello Sport ka nxjerre ne pah renditjen per te ardhurat nga sponsoret teknike te Serie A. Milan ndjek Juventusin me nje distance te madhe ne shifra.

Ne Itali, Juventus eshte skuadra qe gezon te ardhurat me te medha nga sponsori teknik. Bardhezinjte fitojne 51 milion euro nga marreveshja me Adidas. Kontrata do te skadoje ne vitin 2027. Nje shifer e rendesishme, per Zonjen e Vjeter, e cila vjen edhe fale blerjes se yllit portugez Cristiano Ronaldo.

Ne vendin e dyte te podiumit ne Serie A, me nje shifer te konsiderueshme te shkeputur nga Juventusi, renditet Milani, me rreth 15 milion euro qe fiton nga Puma. Kontrata zgjat deri ne vitin 2023. Jane zhdukur prej kohesh vitet, kur Milani diktonte ligjin e te ardhurave me Adidas, qe u zbehen si pasoje e rezultateve te dobeta te kuqezinjve.

Vendi i trete i takon Interit, i cili merr 10 milion nga Nike.  La Gazzetta dello Sport shkruan se Adidas ka hedhur syte nga klubi zikalter, por ka nje kontrate me Nike deri ne vitin 2024 qe duhet te respektohet.

“Top 5” kompletohet  nga Napoli (8 milion ne vit nga Kappa deri ne vitin 2022) dhe Roma (5 milion nga Nike deri ne 2024). Me pas renditet Lazio me 3.5 milionet qe mbledh nga Macron, megjithate kontrata skadon ne vitin 2022. Pastaj Atalanta (2.5 milion ne vit nga Joma) dhe Fiorentina (2.5 milion nga Le Coq Sportif) por qe do te ndryshoje sponsorin teknik, duke pasur nje marreveshje qe skadon ne fund te sezonit 2019/2020. Do te kaloje tek Kappa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu