Tatarusanu prezantohet dhe tregon se çfarë mund t’i japë Milanit! “Donnarumma? Nuk e njihja por…

Ciprian Tatarusanu është portieri i ri i Milanit. Gardiani rumun me eksperiencë disavjeçare (34 vjeç) ka firmosur për 3 vite me kuqezinjtë dhe do të jetë zëvendës Donnarumma.

Për “Milan TV”, rumuni ka dhënë një intervistë ku ka folur për përshtypjet, emocionin dhe Milanin, pa harruar Gigion.

“Nga kjo aventurë e re me Milanin pres që të luajmë një futboll mirë, për të formuar një grup edhe më të fortë dhe të përmirësojmë pozicionin në renditje në ndryshim nga viti i kaluar”.

“Mendoj se mund të sjell ekuilibrin sepse Milani tani është një ekip i ri dhe mendoj se mund të ndihmoj me këtë me vjetërsinë dhe eksperiencën që kam akumuluar”.

Çfarë mendoni për Gigio Donnarumma?

“Si pjesa tjetër e botës, nuk është se e njihja në fillim, por ai tregoi se ishte i aftë të luante për një ekip si Milani. Sot ai është bërë edhe më i fortë. Do të përgatitemi së bashku”.

Mesazhi juaj për tifozët dhe Milanin: “Jam krenar që jam këtu, mezi pres t’i shoh në stadium”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu