Tashmë zyrtare/ Ibra rivishet kuqezi

Më në fund Zlatan Ibrahimovic ka firmosur kontratën me Milanin.

Sulmuesi suedez ka sigluar akordin e ri deri në fund të korrikut të vitit 2021.

Gjigandi do të fitojë rreth 7 milionë euro neto.

Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë zyrtare nga klubi.

Ibrahimovic do të veshë fanellën me numrin 11 dhe këtë e bëri të ditur sot në rrjetin social Instagram.

Ibra u rikthye ne Milano në janar dhe e ndihmoi klubin të kthehet në Europë me 11 gola në 20 paraqitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu