“TANI MJAFT!”… Maldini i vendos ultimatum Chelsea për Bakayoko! Zbulohen detajet e fundit

Pas pak më shumë se dy javësh sezoni i ri do të fillojë zyrtarisht dhe Maldini dëshiron që ekipi të jetë i plotë për atë moment.

Në fakt, sipas asaj që u njoftua nga Sportmediaset te Italia Uno, drejtori teknik kuqezi ka vendosur datën 17 Shtator si afatin e fundit për të mbyllur një nga negociatat më të gjata të kësaj vere pas Zlatan Ibrahimovic!

Milan: Ibrahimovic, Tonali, Brahim. E ora Bakayoko... - La Gazzetta dello  Sport

Bëhet fjalë për rikthimin te kuqezinjtë për Tiemouè Bakayoko, i cili ka një dëshirë të madhe për të rikthyer në Milano, por për të cilin negociatat me Chelsea po bëhen më të vështira se sa pritej.

Flitet për një huazim me të drejtë blerje që mund të ketë edhe pagesë brenda si me Tonalin dhe të drejtë blerje 30 milion euro.

Shifrat nuk janë kaq të parëndësishme, duke marrë parasysh që mesfushori është në listën e tepricave të klubit anglez. Drejtuesi kuqezi po përpiqet të ulë sa më shumë vlerën e kartonit të mesfushorit, duke u bazuar te fakti se ai do vetëm Milanin dhe asnjë klub tjetër për momentin!

Ka shumë të ngjarë që deri më 17 shtator Bakayoko të jetë përsëri një lojtar i Milanit, por nëse negociatat do të vazhdonin përtej asaj date, marrëveshja mund të dështonte në mënyrë dramatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu