Talenti i Empolit, objektiv i Milanit

Ka muaj që Milani ka vendosur emrin e Samuele Ricci-t në bllokun e shënimeve, si një ardhje e mundshme dhe me prospektivë.

Konfirmimi vjen nga Fabrizio Corsi, president i Empolit.

Skuadra toskane akoma sot ka pronësinë e kartonit të lojtarit të vitit 2001.

“Napoli po e ndjel Ricci-n, por u pëlqen shumë edhe klubeve të tjera si Sassuolo dhe Milan” – ka thënë Corsi për mikrofonët e portalit Calcionapoli24.

Madje pronari i Empoli-t ka bërë një krahasim të rëndësishëm:

“I kemi dhënë një vlerësim futbollistit dhe për mua është më i fortë se Tonali. Duhet të bëjë të pakten 20 gara në Serinë A për t’u kompletuar por është i rritur nga ana e personalitetit. Vlera e Ricci-t është në nivelin e Bennacer dhe Traore, por ka një motor superior. Më kujton Tardelli-n”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu