Talenti Fofana objektiv konkret, zbulohet strategjia e zgjedhur!

Që Milani po kërkon një mbrojtës qendre nuk është një mister, pasi me Romagnoli, Kjaer, Gabbia, Musacchio dhe Duarte, natyrisht, ende mungon figura e një lojtari që mund të shkëlqejë, duke përjashtuar sezonin super të danezit dhe soliditetin e kapitenit.

Gabbia është ende i ri, Duarte objekt misterioz ndërsa Musacchio deri në nëntor i dëmtuar. Kështu, Maldini është duke synuar një mbrojtës tjetër, edhe pse do të presë okazionin e duhur.

Leicester interested in Saint-Etienne youngster Wesley Fofana

Në mendjen e tij është Milenkovic i Fiorentinas por kushton shumë për momentin. Kështun, kontaktet dhe interesimet për mbrojtësin e Saint-Etienne, Wesley Fofana, rikthehen të trumbetojnë.

Milani ka informuar agjentët e mbrojtësit të talentuar të ekipit francez dhe ata po punojnë së bashku me Saint-Etienne për ta bindur të lerë Fofana të largohet dhe të përpiqet të ulë kërkesën e 30 milion eurove.

Agjentët francezë po presin nga mesi i shtatorit për të “forcuar dorën”.  Milan mbetet në rreshtin e parë për mbrojtësin, pavarësisht nga shumë interesime që kanë arritur në shoqërimin e lojtarit (përfshirë atë të Leicester), falë kontakteve që kanë vazhduar për muaj dhe një ofertë të parë tashmë të avancuar (dhe të refuzuar) nga Saint-Etienne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu