Talenti ende “jo i djegur”: kurthi fizik dhe premtimi i Stefano Piolit. Ja pse zgjodhi Milanin

Marrëveshja tashmë është bërë dhe tymi i bardhë duket afër. Milani do ta fillojë javën, pas ndeshjes së sotme kundër Sampdoria, me një goditje tjetër në merkaton e verës.

Dhe kjo do të ketë të bëjë me sulmin. Pietro Pellegri tashmë mund të konsiderohet një përforcim i ri i Milanit për sezonin 2021-2022. Ai do të jetë i ashtuquajturi sulmues i tretë, pas Ibrahimovic dhe Giroud.

Marrëveshja me Monaco u gjet në bazë të një huaje të rëndë plus të drejtën e shpengimit prej rreth 7 milionë eurosh në total (do të ketë edhe bonus dhe përqindje rishitje në të ardhmen nëse e blen Milani, 15% të kartonit)

Në pritje të njoftimit zyrtar, MilanLive.it ka bërë azhornimet e radhës. Pellegri sonter mbërrin në Milano dhe nësër herët në mëngjes kryen vizitat mjekësore dhe më pas pasdite do të hedhë firmën në kontratë.

I vetmi ‘kurthe’ përfaqësohet nga kushtet atletike të Pellegrit. Në sezonin e fundit ai luajti shumë pak, vetëm disa momente në Ligue 1 dhe qëndroi jashtë nga disa probleme muskulore.

Vullneti i sulmuesit është të lërë lëndimet pas dhe të japë gjithçka për Milanin. Një nga arsye pse pranoi këtë transferim është kthimi në atdhe, në Itali, pranë familjes së tij, ku mund të gjejë atë qetësi që i mungonte.

Edhe trajneri Pioli i ka garantuar minutazh dhe rritje përkrah Ibra dhe Giroud. Por, me këtë afrim, gjithashtu do të jetë më e lehtë skema 4-4-2 në disa ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu