Talenti brazilian shume prane Milanit!

Sipas asaj qe raporton Fox Sports Brasil,Drejtori sportiv i Milanit Leonardo ka udhetuar sot per ne Brazil ne menyre qe te pershpejtoje tratativat per sulmuesin Everton talentin 22 vjecar te Gremios. Leonardo do te takohet personalisht me presidentin e Gremios per te folur rreth tratatives per sjell Everton ne Milano. Ky mund te jete nje operacion “alla Paqueta” i Leonardos i cili e do me cdo kusht lojtarin ne Milanello. Per lojtarin interesohet dhe Manchester City por Leonardo deshiron te befasoi ekipin anglez dhe ka shkuar personalisht ne Brazil. Everton ka nje klauzole prej 80 milione euro por kjo shifer mund te ulet deri ne 40-50 milione euro. Nga brazili raportojne qe Everton deshiron te transferohet tek Milani pasi atje eshte dhe bashkekombasi i tij Lucas Paqueta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu