Talenti anglez entuziast për Milanin, Lampard “i jep” lamtumirën, por Chelsea…

Pasi ka përforcuar mesfushën me Meité dhe sulmin me Mandzukic, tani Milani po punon për të përmirësuar mbrojtjen: pasi panë Simakan të zbehej, drejtuesit kuqezi kanë janë pranë akordit për transferimin e Fikayo Tomori, qendra 23-vjeçare e Chelsea.

Klubi po bën presion për lojtarin e ri anglez dhe synon të mbyllë në orët e ardhshme akordin për ta vënë atë në dispozicion të Pioli midis të martës dhe të mërkurës.

Gazzetta dello Sport shpjegon se dje kishte kontakte të tjera midis palëve për të arritur një marrëveshje. Tomori tashmë ka dhënë miratimin e tij për transferimin në Milano dhe do të ishte entuziast për këtë aventurë, por duhet gjetur gjuha mes palëve.

Frank Lampard explains how 'project' Fikayo Tomori gave him a 'big problem'  - football.london

Sipas Milanit, 30 mln eurot e kërkuara nga Chelsea janë shumë dhe po negociohet që të ulet kjo shifër për kartonin.

Në prag të ndeshjes kundër Leicester, Franck Lampard, trajneri i Chelsea, foli për të ardhmen e Fikayo Tomorit duke i dhënë praktikisht lamtumirën:

“Fikayo është një lojtar që po zhvillohet. Unë nuk mund të fus gjithë mbrojtësit tanë qendrorë të luajnë në një ndeshje.

Këtë vit kemi 5, situata është e vështirë. Ai dëshiron të luajë rregullisht dhe kjo është arsyeja pse mund të shkojë në huazim. Ai ka bërë përparime të mëdha në dy ose tre sezonet e fundit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu