Taktikat e Piolit bëhen material studimi, France Football i kushton dy faqe!

Stefano Pioli, një trajner “që vlen” titullohet shkrimi dyfaqësh i  France Football për trajnerin e Milan-it kryesues në kampionat.

“Rezultate të jashtëzakonshme për Milan-in nga pranvera 2020, – lexohet në shkrimin e prestigjiozes France Football, – kanë rimëkëmbur këtë trajner të nënvlerësuar, shpesh i konsideruar si një zëvendësues luksi i paaftë të çojë deri në fund projekte më ambiciozë”.

France Football ka ripërshkuar etapat e karrierës së Pioli-t, e mbushur me ulje dhe ngritje, dhe ka përfunduar:

“Stefano Pioli është bërë në sytë e shumë drejtuesve një trajner që thirret për të kthyer qetësinë në një skuadër dhe, nëse është e mundur, të ndihmojë edhe disa të rinj të debutojnë”.

“Një ‘normalizues’, thonë italianët, i aftë vetëm në fazat e tranzicionit. Një përkufizim i limituar për këtë njeri që skuadrat e mëdha nuk e shihnin si një zgjedhje afatgjatë. Të paktën deri kur puna e tij e jashtëzakonshme nuk është vlerësuar nga Milan-i”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu