Takim në Montecarlo! Juventusi dhe Milani “bluajnë” diçka…

Milani po mendon rinovimet, por edhe merkaton në dalje dhe hyrje. Mund të jetë edhe një merkato e karakterizuar nga disa shkëmbime, sidomos me Juventusin.

Juventus është shumë aktive në merkato por sigurisht duhet të mbajë edhe bilancet financiare në rregull.

Klubi bardhezi duket se po mendon për një shkëmbim me Milan.

Sipas Tuttosport, klubi bardhezi nuk ka hequr dorë nga ideja për të dërguar Federico Bernardeschi-n te kuqezinjtë në këmbim të Alessio Romagnoli-t.

Të dy lojtarët kanë si menaxher Mino Raiola-n, i cili është takuar në Montekarlo me Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventus.

Bernardeschi u paraqit mjaft mirë me kombëtaren e Italisë dhe madje thumboi ish-trajneri Pirlo se pozicioni i tij ideal ishte ai që mbulon te kombëtarja dhe jo te Juventusi.

Në anën tjetër, Romagnoli nëse nuk rinovon me shifrat e propozuara nga Milani, del në shitje gjatë verës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu