Të mërkurën më 11 nëntor, Polonia u ndesh me Ukrainën në një ndeshje miqësore.
Rezultati përfundimtar ishte 2-0 për përfaqësuesen polake, me një gol edhe nga Krzysztof Piatek, ish-sulmuesi i Milanit sot te Hertha Berlin.
Pas ndeshjes, në korridoret e stadiumit, lojtari u takua me Andriy Shevchenko, trajneri ukrainas dhe një nga idhujt e Piatek.

Të dy bënë një foto së bashku – postuar më vonë në Instagram nga ish-kuqeziu – por në orët e fundit është shfaqur edhe video e ndeshjes.
Shevchenko pyet Piatek si ndihet në Gjermani dhe vështirësitë me të cilat po përballet (“ligë shumë fizike, apo jo?”).

Pastaj kërkesa për foto nga “Pistoleta polake”. Pas kësaj, fjalia që ndezi në maksimum të gjithë intervistën. Në fakt, Sheva i thotë Piatek “Nëse do të luaje me ne sonte do të shënoje 5 gola dhe do dilte 5-2 për Ukrainën”.
“Shumë i mirë, por jo i sinqertë”, është fjalia e shkruar nga autori i postimit në Tëitter.