“Szoboszlai më pyeste mbi Milanin, sa pranë ishte…”

Giovanni Costantino, ndihmës trajneri i Marco Rossi në stolin e kombëtares së Hungarisë, flet për Dominik Szoboszlai, mesfushori sulmues i ndjekur gjatë nga Milan dhe tani pjesë e RB Leipzig.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Twitch të Calciomercato.com, ai zbuloi: “Teknikisht ai është një cilësi superiore, duhet të konkurrojë dhe shfaqi potencialin tani në Bundesliga, me Leipzig, e cila nuk ka paguar pak.

Sipas mendimit tim, bëri zgjedhjen e duhur, së bashku me agjentin e tij, duke nënshkuar në një klub të ngjashëm me Salzburg, ku ai mund të rritet dhe të luajë në një sistem të ngjashëm.

Sikur të kishte mbërritur në Itali, ai do të kishte disa vështirësi më shumë nga pikëpamja taktike”.

Interesi i Milan?  “Po, ai më tha se kishte një mundësi konkrete. Pastaj më vonë zgjodhi një rrugë tjetër. Ne jemi shumë miq me Dominikun, ai më pyeti për kampionatin italian, kishte edhe skuadra të tjera italiane, nuk them se cilat por kishte.

Ai ishte shumë afër Milanit, por aty kishte situata të ndryshme me trajnerin, me një që duhej të mbërrinte dhe nuk mbërriti. Ishte një negociatë shumë e gjatë. Mos arritja e Rangnick ndryshoi qartë gjithçka”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu