Szoboszlai kerkon kalimin tek Milani. E “aprovon” ne rrjetet sociale

Emri i Dominik Szoboszlai eshte lidhur ngushtesisht per nje transferim tek Milani per sezonin tjeter. Hungarezit sic duket i pelqen ideja e kalimit tek kuqezinjte dhe kete e ka shfaqur permes dy “like-ve” qe ka dhene ne dy postime ne Instagram.

Ne faqen e saj ne Instagram, faqja e mirenjohur “Transfermarkt” ka postuar nje aludim per ardhjen e mundshme te Dominik Szoboszlai ne Milano. Mes personave qe e pelqejne kete postim shfaqet edhe emri i hungarezit qe sic duket ka dhene aprovimin qe ky transferim te realizohet.

Gjithashtu Szoboszlai ka pelqyer nje tjeter postim mbi fitoren 4-2 te AC Milan kunder Juventusit. Miratimi i lojtarit tashme duket i qarte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu