“Sytë” e Premier League drejt Kessie! Top klubet e duan, por Milani…

Premier League ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një kampionat me fuqi ekonomike jo të parëndëssihme.

Kjo kuptohet nga fakti se edhe klubet e sapongjitura në elitë ose ato që luftojnë për mbijetesë, shpesh bëjnë investime 40 mln euro në sulm ose në mesfushë…

Duke bërë një krahasim, nëse një Torino ose një Cagliari do të blinte një futbollist 35 mln euro! E pamundur në Serie A, jo tani dhe jo ndoshta vite më vonë…

Por, shqetësimi më i madh është se joshja me këto rroga cënon shumë klube që kanë lojtarë të vlefshëm. Dhe kur janë ekipet top ato që duan dikë, atëherë bëhet e vështirë.

Ashtu si në rastin e Milanit dhe Franck Kessie. Tashmë mesfushori kuqezi, me dhjetë gola, është një ndër objektivat e klubeve të Premier League, mes tyre Arsenal, Tottenham, Chelsea por edhe Manchester United…

Milani ka paraqitur ofertën e parë që është 3.5 mln euro dhe bonuse por agjenti i futbollistit kërkon të paktën 4.5 mln euro për të rinovuar.

Palët do të ritakohen dhe dëshira është që të arrihet akordi, pasi Kessie ndihet mjaft mirë në “San Siro” dhe me fanellën kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu