Suso-Milan eshte nje kapitull i mbyllur.Sevilla deshiron ta bleje dhe ai deshiron te qendroje

Suso dhe Milan duket se eshte nje kapitur i mbyllur per te dy palet. Duke folur per ‘Radio Marca Sevilla’, spanjolli eshte shprehur se ka disa menyra per te qendruar tek klubi i Sevilla-s, por ne rast kualifikimi ne Champions i iberikeve atehere qendrimi do te ishte i sigurt. Suso e ka konsideruar Milanin nje kapitull te rendesishem te karrieres se tij, por deklaratat e fundit tregojne vullnetin e lojtarit per te mos qene me pjese e kuqezinjve.

Pas nje sezoni jo ne lartesine e duhur dhe shpesh i kontestuar nga tifozet, Milan venodosi te shese perkohesisht spanjollin, me te drejten e blerjes perfundimtare e cila behet e detyrueshme nese plotesohen kushtet e caktuara, pra qe varet me performancen e Suso tek Sevilla. Ekipi spanjoll po lufton per nje vend ne Champions ne kampionat, ku aktualisht ndodhet ne vend te trete dhe deri me tani eshte i lumtur me performancen e Suso, cka do te thote qe blerja e tij perfundimtare eshte thjesht ceshtje kohe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu