Surprizë te Milani, legjenda e Gjermanisë do të kryejë praktikën pranë Stefano Piolit: Më i miri!

Lajme të reja nga Milanello. Miroslav Klose do të jetë i pranishëm në qendrën sportive të Milanit dhe objektivi i ish-bomberit të Gjermanisë – siç raportohet këtë mëngjes nga Gazzetta dello Sport – është të ndjekë nga afër punën e Stefano Piolit.

Dikur të dy kanë qenë te Lazio dhe Klose është stërvitur pikërisht nga Pioli, ndërsa sot legjenda gjermane është ndihmës trajner te Bayern Munich dhe ka nevojë për pak praktikë jashtë vendit për të marrë kualifikimin.

Për të mbyllur studimet, zgjedhja ra mbi trajnerin e kryesuesve të Serisë A, të cilin ai e takoi në përvojën e tij në kryeqytet.

Sakaq, i intervistuar te Gazzetta, Klose ka folur për Piolin dhe Milanin.

“Unë nuk e di nëse ka pasur diçka në të vërtetë midis Milanit dhe Rangnick. Mund të them se Pioli është shumë i mirë: ai është i sinqertë, është njeri, është i plotë. Përmirëson lojtarët. Ai thjesht ka nevojë për kohë.

Duhet të dijë lojtarët dhe ata duhet ta njohin atë. Çfarë pret trajneri në stërvitje? Çfarë lojtarësh? Duhet kohë! Nëse Milani i jep Piolit mundësinë për të punuar për një kohë të gjatë, atëherë ata do të fitojnë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu