SuperPippo “skanon” garën Scudetto: Milani nuk është surprizë siç mendohej…

Filippo Inzaghi, trajneri i Benevento, dha një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport në të cilën ai komentoi mbi garën e Scudetto, duke mos harruar Milanin, sigurisht.

“Në planin afatgjatë unë them se Juve mbetet favorit, për shkak të forcës së skuadrës që ata kanë në dispozicion. Por kurrë si ky viti kampionati nuk ka qenë i hapur dhe Milani nuk është më një surprizë.

Nëse fiton pa Ibra, pa Kjaer, pa Bennacer, kjo do të thotë që ekipi është rritur dhe se klubi ka marrë lojtarë të rinj cilësorë.

Inter ka avantazhin, për të thënë, që është jashtë Ligës së Kampionëve: me skuadrën që ka, nuk mund të mos luftojë për Scudetto.

Atalanta më bëri një përshtypje të madhe: ata kanë forcë dhe cilësi, mund të luftojnë deri në fund. Edhe Roma mund të futet, me Napolin dhe Lazion pak jashtë.

Por në këtë ligë të gjithë do të paguajnë diçka, përfshirë dëmtimet dhe Covid. Dhe kjo vlen edhe për mbijetesën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu