Super Milan, konfirmimi vjen nga CIES (Foto)

Momenti i shkëlqyer i Milanit është gjithashtu i çertifikuar nga CIES.

Duke parë renditjen e performancës së lojtarëve të Serie A në muajin e fundit, nga Observatori i futbollit ndërkombëtar, shihet se midis vendeve të larta ka shumë elementë të skuadrës së Stefano Pioli.

Në krye janë dy lojtarë të Atalanta-s, të cilët jo rastësisht kanë pikë të plota në Serie A si kuqezinjtë: kështu udhëheqin Gomez dhe Gosens, duke kaluar para shtatë lojtarëve të Milanit.

Në shkallën më të ulët të podiumit gjejmë Franck Kessie, i cili është kështu mesfushori më i mirë në kampionat, përpara Gigio Donnarumma, Theo Hernandez, Brahim Diaz, Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia.

Qendra italiane mbyll top 10-tën së bashku me Lautaro Martinez. Davide Calabria i njëmbëdhjeti, Bennacer i pesëmbëdhjeti dhe Saelemaekers në vend të 22-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu