Super League, Ceferin: “Do të ketë pasoja për klubet! Boban më tha diçka…”

Nisma e klubeve themeluese të Superligës ka zemëruar shumë, duke filluar me UEFA. Presidenti Alekssander Ceferin ka folur ashpër kundër tyre këto ditë.

Në një intervistë tw dhënë te “24ur” ai u kthye të komentonte këtë temë: “Nuk ka pasur kurrë një Superligë, por vetëm një përpjekje për të bërë një kampionat të njerëzve të pasur që injorojnë çdo sistem.

Pa marrë parasysh piramidën e futbollit, traditës, kulturës dhe historisë.

Unë u thashë delegatëve të mi se kjo ligë nuk do të ekzistonte më brenda 24 orësh”.

Ceferin shtoi se tifozët nuk do të kishin qenë në qendër të projektit Super League, një konkurs që ai e konsideron jashtë vlerave të futbollit: “Tifozët kanë organizuar një revolucion të vërtetë. Nuk mendoj se Superliga ishte në interes të tifozëve dhe futbollit.

U krijua një lloj karteli që nuk lejonte që klubet të garonin. Unë mendoj se shkelte parimet e konkurrencës dhe, nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë një zgjidhje ligjore”.

Presidenti i UEFA-s shpjegon disa prejardhje që ndodhën para deklaratës zyrtare të së dielës në mbrëmje për lindjen e Superligës: “Të shtunën mora thirrje nga pesë nga dymbëdhjetë klubet e Superligës dhe ata më kërkuan falje, duke thënë se ishin keq dhe duhej të nënshkruanin për të mos qëndruar jashtë.

Unë i telefonova Agnellit qw ma mohoi.

Unë i thashë që të bënte një njoftim për shtyp për të mohuar gjithçka, ai pranoi dhe më tha ta dërgoja një draft.

Ai nuk e pëlqente atë dhe më tha se do të kthehej tek unë pasi ta ndryshoja, por ai nuk më thirri dhe e fiki telefonin.

I fundit nga klubet që u regjistruan më kontaktoi, duke më thënë se duhej ta bënte atë dhe unë i thashë se do të fillonte një luftë, se do të ishim armiq”.

Cefefin përmend gjithashtu Zvonimir Boban, i cili u bashkua me UEFA së fundmi pas postit të tij të shkurtër si menaxher i Milanit:

“Boban më tha se ai kishte nënshkruar për Milanin sepse ai dëshironte të fitonte Ligën e Kampionëve. Ai nuk do të kishte nënshkruar nëse do të ishte krijuar një kampionat që do të kënaqte vetëm një numër të caktuar të të pasurve.

E mahnitshme se sa e fortë mund të jetë lakmia që të mos interesoheni për sportin që duam, kulturën, traditën, tifozët dhe miqësitë personale”.

Numri 1 i UEFA kritikon gjithashtu Florentino Perez, i cili e sulmoi atë: “Ai do të donte një president që i bindet, i cili e dëgjon dhe bën atë që dëshiron. Unë mendoj për të mirën e futbollit evropian dhe botëror”.

Ceferin pranon se nuk do të jetë e lehtë për të rregulluar gjërat pasi të dymbëdhjetë klubet janë copëtuar, pavarësisht nga fakti se shumica janë kthyer: “Tani të gjithë duan dialog, dhe unë nuk them se nuk do të flasim.

Por mendoj se do të duhet të vlerësojmë situatën dhe të vlerësojmë. Nëse një klub dëshiron të luajë me konkurrencën tonë, ai do të duhet të vijë tek ne dhe ne do të duhet t’i rregullojmë gjërat tani. Por nuk dua të hyj në detaje, sepse ne ende po flasim për këtë me ekipin ligjor”.

Barcelona është klubi që e ka zhgënjyer më pak dhe shpjegon arsyen: “Në një farë mase unë jam zhgënjyer nga të gjithë, por duhet të them se ndoshta Barcelona më ka zhgënjyer më pak.

Laporta u zgjodh së fundmi dhe unë fola me të dy ose tre herë. Ai ishte nën një presion të madh për shkak të situatës financiare në të cilën ndodhet ekipi i futbollit. Ai e trashëgoi atë, nuk është faji i tij”.

Më në fund, presidenti i UEFA-s thotë hapur se do të ketë pasoja pas kësaj historie:

“Dyert e UEFA-s janë të hapura, por në të njëjtën kohë të gjithë do të duhet të vuajnë pasojat për veprimet e tyre.

Sigurisht, nuk do të kem më kurrë një marrëdhënie personale me njerëz të caktuar, të cilët mendoja se ishin afër meje dhe mw gënjyen. Kam mësuar që paratë nuk janë gjithçka. Paratë nuk mund të blejnë gjithçka”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu