Sulmuesi i tretë do të vijë: dy emra nëse nuk vjen Kaio Jorge. Maldini peshkon në Francë!

Olivier Giroud është bashkuar më në fund me Milanin.

Një lajm i mirë për trajnerin Pioli, i cili do të mund ta ketë në dispozicion ish-sulmuesin e Chelsea-t që në miqësoren e së shtunës kundër Nice-s dhe që shumë shpejt do të ketë në ekip edhe Zlatan Ibrahimovic, gati të kthehet në grup.

Megjithatë, Milan pritet të marrë edhe një sulmues tjetër.

Ka qenë vetë Paolo Maldini që ka lënë të kuptohet se kuqezinjtë janë gati të investojnë te të rinjtë që do të duhet të rriten mbrapa krahëve të Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.

I përzgjedhuri dukej se ishte Kaio Jorge. Kontrata që skadon 31 qershorin e ardhshëm e kanë kthyer brazilianin në një mundësi të artë, por në orët e fundit është futur në garë edhe Juventus.

Në rast se nuk do të arrihet Jorge, Maldini dhe Massara e kanë gati alternativën.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Janis Antiste të Toulouse. Francezi është në listën e drejtuesve kuqezinj.

Në sezonin e kaluar, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 4 asiste në 34 ndeshje të luajtura mes Ligue 2 dhe Kupës së Francës.

Një tjetër emër është ai i Randal Kolo Muani.

22-vjeçari ka eksperiencë me Nantes në Ligue 1 dhe një vlerësim më të lartë, por kontrata që do të skadojë pas një viti mund të bëjë diferencën.

Sulmuesi, i cili ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 8 asiste në kampionatin e fundit, po luan në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu