Ndër mundësitë e tregut për Milanin, sipas Tuttosport, ekziston edhe një tjetër pistë që sot nuk është tepër e përfolur. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Lazios, Keita Balde.
Djaloshi i rritur te kantera e Barcelonas dhe që gjithashtu luajti te Interi një sezon në huazim, aktualisht është në pronësi të Monaco, por nuk duket se është pjesë e planeve të klubit të Principatës.

Jo vetëm kaq: djali tashmë ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Itali. Fiorentina, Sampdoria dhe Cagliari janë të interesuar. Milani nuk është afruar për momentin, por mund të kthehet në një okazion sa i përket krahun e djathtë të sulmit.
Keita do të pranonte kuqezinjtë menjëherë dhe Monaco mund ta huazonte me të drejtë blerje rreth 15 mln euro.