SULMON RAIOLA: “Jam i neveritur! Milani e di dhe hesht…”

Ndeshja Itali-Spanjë në San Siro ishte e para e Donnarumma-s në atë stadium pas largimit nga Milani gjatë merkatos së verës me parametra zero.

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve, që pa Italinë të kapitullonte para spanjollëve në “San Siro” pati sigurisht vërshëllimat e pashmangshme të një pjese të stadiumit ndaj portierit të konsideruar mercenar, tradhtar dhe mosmirënjohës, përvec se bukshkalë për mënyrën se si u soll me klubin  e tij.

Pas banderolave të protestës, të cilat u shfaqën në Milano në prag të ndeshjes, portieri aktual i PSG ishte i stërmbushur me kontestime, qysh në momentin e hyrjes së tij në fushë për ngrohjen tradicionale, në atë drejtkëndësh të gjelbër që për shtatë vite e kishte shtëpinë e tij.

Jo vetëm kaq, mosmarrëveshja vazhdoi, të paktën në fazën fillestare të ndeshjes, sa herë që ish-portieri i Milanit binte në kontakt me topin.

Episod që e tërboi Mino Raiola, agjentin e futbollistit të lindur më 1999:

“Unë jam i neveritur nga vërshëllimat ndaj Gigio dhe tani pyes veten pse Milani nuk ndërhyri zyrtarisht për t’u distancuar, për ta mbrojtur atë në një farë mënyre, pasi ai baner i turpshëm u shfaq në një urë në Milano.

E vërteta është se Milani nuk dinte ose nuk mund ta mbante atë, nuk ka shumë ndryshim… Provoni të pyesni këdo, nëse është baba, çfarë do t’i rekomandonte të birit: të qëndrojë në Milano apo të shkojë te PSG”. Ky është shpërthimi i menaxherit të njohur për “”Corriere dello Sport”.

Zemërimi i Raiola nuk njeh ulje: “Është shumë e trishtuar, e çuditshme dhe e turpshme ajo që ndodhi në stadium. Është e turpshme që një pjesë e tifozëve shfrynë dufin mbi një djalë që nuk bëri asgjë të keqe, faji i të cilit qenka thjesht ushtrimi i së drejtës për zgjedhje të lirë. Sepse nuk ka arsye të tjera për ta tallur atë…”

Tifozët e Milanit nuk e falën lamtumirën e tij gjatë verës si transferim falas: “Gigio është një djalë që i ka dhënë gjithmonë gjithçka ekipit kombëtar, duke kontribuar në fitoren e Kampionatit Evropian, ku u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Edhe Milanit i qëndroi besnik në momentet më të errëta dhe më të vështira, duke vënë zemrën, angazhimin dhe profesionalizmin e tij deri në ditën e fundit, duke ndihmuar për ta kthyer ekipin përsëri në Champions”.

Agjenti i lojtarit ka pritur një ndërhyrje nga Milani: “Është shumë e çuditshme që ai grup i tifozëve merret vetëm me atë, sepse kur një lojtar bën këto zgjedhje, përgjegjësia nuk është vetëm në njërën anë, por edhe në anën tjetër.

Më duket po aq e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk u distancua nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë e tifozëve. Më lejoni t’ju them se është një episod që nuk na bëri të dukemi mirë para botës.

A e vutë re gjestin e Busquets? Ai e kuptoi situatën, momentin, atë që Gigio po kalonte. Unë me të vërtetë e vlerësova atë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu