Sulm ndaj Piolit në rrjetet sociale! Tifozët duan kokën e trajnerit në rast dështimi: “Me ato që the…”

Zemërimi dhe zhgënjimi për mungesën e suksesit ndaj Cagliari nuk kalon. Një fitore, e pritur për shumë vite nga tifozët kuqezi dhe ambjenti, që do të kishte vulosur hyrjen në Ligën e Kampionëve të ardhshme pas 8 vitesh!

Nuk ka mbaruar akoma, Milan i Stefano Pioli ndodhet në vendin e tretë dhe sërish ka fatin në duar, por pika e vetme përpara së pestës është një kalendar aspak i favorshëm e bën të gjithën këtë gati si një mision të pamundur!

Kjo sepse Juventusi dhe Napoli luajnë kundër dy ekipesh që nuk kanë se çfarë t’i kërkojnë më kampionatit si Bologna dhe Verona.

Ka hidhërim dhe shumë dekurajim. Jo shumë besojnë në kualifikim dhe trajneri Stefano Pioli është në shënjestër. Mbështetësve të Djallit nuk u pëlqente qëndrimi i ekipit të tij, por edhe fjalët pas ndeshjes.

Pioli tha se një dështim për t’u kualifikuar në Champions League nuk do të ishte një dështim, por vetëm një zhgënjim.

Deklarata që nuk janë mirëpritur nga tifozët e Milanit, të cilët janë lëshuar në rrjetet sociale dhe kërkojnë dorëheqjen e tij në rast të mos suksesi në ndeshjen e fundit, pasi nuk bën për mentalitetin kuqezi!

“Nëse Pioli ka ndërgjegje, nëse nuk kualifikohet në Champions të largohet vetë”, shkruan njëri.

Sakaq, dikush shton dozën duke thënë se “nëse ne prezantohemi me Meite, Castillejo, Calhanoglu dhe Leao, është e drejtë që në Champions të shkojë Cuadrado dhe Calvarese”.

“Pioli është humbës i lindur! Dje e vërtetova duke parë sjelljen se si ekipi zbriti në fushë”.

“Nëse Milani nuk futet në Champions, Pioli të largohet, pasi nuk mund të thuash që nuk është faliment por zhgënjim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu