Rekord në top 5 liga… Mbrojtja kuqezi “çimentohet” edhe me rotacion, Bergomi i befasuar! “Nuk e di, por…”

Duhet të filloni nga këtu për të kuptuar: Kalulu në të djathtë, Gabbia dhe Romagnoli në qendër, Ballo Touré në të majtë.

Në letër, por edhe ne fushe, Milani zbulon se forca e tij, çuditërisht, është bërë mbrojtja.

Një mbrojtje që “çimentohet”, pavarësisht nga interpretuesit, dhe që në pesë javët e para të kampionatit ka pësuar vetëm 2 gola (një nga Deiola, kundër Cagliari, dhe një nga Morata, ndaj Juventusit).

Prapavija kuqezi, nese merren 10 ndeshjet e fundit, bashke me ato te sezonit te shkuar ne maj, ne 8 raste e ka mbajtur porten e paprekur dhe vetem ne 2 ka pesuar!

Askush nuk ka bere me mire ne top 5 kampionatet europiane!

Beppe Bergomi, në fund të Milan-Venezia, komentoi performancën e Rossonerëve në Sky Sport: “Loja ishte nën kontroll, për mendimin tim Milani e menaxhoi mirë, pa krijuar shumë rreziqe, por kur përshpejtoi, e lëndoi Venezian.

Ne jemi vetëm në ndeshjen e pestë, por Milanit e ke shume te veshtire t’i gjuash ne kuadrat dhe ata po bëjnë mirë në fazën mbrojtëse. Kete kam dalluar me shume se sa loja qe duket qe eshte me e shpejte se vjet”.

Në këtë kuptim, ne e kuptojmë kënaqësinë e madhe të Stefano Piolit me “gongun” e ndeshjes kundër Venezias.

“Tani, të dëmtuarit do të kthehen, – tha ai, – dhe ne do të bëhemi edhe më të fortë”. Sepse, përfundimi është ky: nëse i keni zbuluar defektet, dhe mbrojtja ishte një nga më të dukshmet, mund t’i korigjoni ato.

Pioli, pasi kishte ndërtuar një skuadër aq konkurruese, saqë ishte vetëm pas Interit me golat e shënuar në kampionatin e fundit, kuptoi se ka mundësi konkrete për të bërë një hap përpara, duke mos pësuar shumë.

Dhe e ka realizuar këtë me besim të madh. Nuk është rastësi që fjala titull (e përmendi Theo Hernandez) është shfaqur, teksa trajneri kuqezi vazhdon të theksojë rritjen mendore dhe teknike të ekipit të tij.

Një ekip që di të vuajë dhe godasë edhe në momentin më pak pozitiv. Dhe për momentin, Milani mbetet atje lart, me pretendentët e mëdhenj për titullin, bashkë me Interin mbi të gjitha.

Siguria vjen edhe nga mbrojtja, tashmë. Milani e ka mbajtur portën të pastër në 8 nga 10 ndeshjet e Serie A, të luajtura që nga fillimi i majit, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë periudhë në pesë ligat kryesore evropiane.

Kjo ka ndodhur sepse Tomori me siguri e ka ngritur nivelin e mbrojtjes, sepse Maignan është provuar të jetë një portier i besueshëm, por, gjithashtu dhe mbi të gjitha, sepse i gjithë ekipi ka gjetur një ekuilibër.

Ky ekuilibër garanton soliditet në fazën e mos posedimit (vetëm goli kundër Juves lindi nga një gabim pozicionimi) dhe shkatërron hapësirat në dispozicion të kundërshtarëve në 30 metrat e fundit.

Ku, ndër të tjera, me këtë Milan nuk fiton shumë, sepse në shtrirjen e një skuadre që ishte e ngushtë një vit më parë, ekziston edhe mundësia e madhe për të shtrydhur mirë në presionin ofensiv (për të rikuperuar topat në një zonë të fushës shumë të rrezikshme për kundërshtarët), duke ditur që keni zëvendësime optimale në dispozicionin tuaj.

Ato zëvendësime për të cilat foli Stefano Pioli pas ndeshjes kundër Venecia, që mezi po i pret. Nga Bakayoko (me Bennacer, që sapo u shërua) tek Ibra dhe Giroud, nga Messias te Calabria.

Lojtarë që shërbejnë për të provuar maksimumin në të gjitha garat. Duke u nisur nga një pikë fikse: ky Milan me të vërtetë beson në të dhe ka mësuar të mbështetet në një mbrojtje e padepërtueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu