“Stimuluese dhe motivuese”, Stefano Pioli komenton sfidat me United. Mund të rikuperojë dy elementë….

“Për ne do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese, ne përballemi me favoritin e madh të turneut. Një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë”…

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i kontaktuar nga ANSA, foli për shortin që e pa sot Milanin në fazën e 1/8-ve të Europa League ndaj Manchester United.

Ndeshja e parë do të luhet në “Old Trafford” në datën 11 mars dhe e dyta në “San Siro” në datën 18 mars.

Por, me vete, trajneri mund të ketë për këto përballje edhe dy lojtarë që tani mungojnë: Ismael Bennacer dhe Mario Mandzukic.

Ata janë dy lojtarët që Stefano Pioli synon të rikuperojë në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidën e dyfishtë ndaj Manchester United.

1302839020

Sakaq, ka ardhur edhe komenti i Riccardo Trevisanit mbi Manchester United: “United ka shënuar më shumë gola në Premier League sesa City i Guardiola, por ata kanë pikët e Leicester, që janë dhjetë më pak se City”.

“Për momentin – vazhdon ai – ekipi anglez është plotësisht i frymëzuar dhe i drejtuar nga Bruno Fernandes, i cili është udhëheqësi teknik i kësaj skuadre”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu