Stërvitja e parafundit! Pioli vendos formacionin titullar nga droni. Nuk ka dyshime për trajnerin

Sot u zhvillua trajnimi i parafundit (pasdite) në Milanello në përgatitje për ndeshjen e ardhshme të kampionatit, e cila do ta shohë Milanin duke luajtur në San Paolo të dielën në orën 20:45 me Napolin.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara ishin të pranishëm në Milanello për të ndjekur stërvitjen e udhëhequr nga Daniele Bonera, që në rast se deri nesër Stefano Pioli nuk do të marrë rezultat negativ nga tamponi, do të jetë në stol për të drejtuar kuqezinjtë të dielën.

Seanca, sot me ekipin e plotë, filloi në palestër me aktivizimin e muskujve. Grupi më pas u zhvendos në fushën e ngritur prapa dhomave të zhveshjes për të vazhduar fazën e ngrohjes, me një seri sprintesh.

Ekipi pastaj filloi një seri stërvitjesh të posedimit të topit para se të fillonte fazën taktike të programit të sotëm.

Ndeshja e zakonshme në një fushë të reduktuar përfundoi seancën stërvitore.

Programi për të shtunën fillimisht përfshin konferencën për shtyp të Daniele Bonera në 14:00 pasdite dhe duke përfunduar në 17:00 pasdite me stërvitjen e fundit.

Sa i përket formacionit, duket tashmë gjithçka e ndarë në mendjen e Stefano Piolit, që me dron ka ndjekur gjithë këto ditë seancat, por ka edhe të dhënat e futbollistëve, nga gjendja fizike te ajo atletike pa harruar volumin që kanë dhënë në stërvitje.

Kështu, Milani pritet të zbresë në fushë në Napoli me këtë formacion të skemës 4-2-3-1:

Donnarumma; Kjaer, Romagnoli, Calabria, Theo Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu