Stefano Pioli, “sponsor” i mesfushorit spanjoll! GDS: “E do për arsye taktike”

Pasi e kërkoi atë për një kohë të gjatë dy vera më parë, Milani është gati të kthehet në sulm për Dani Ceballos të Real Madrid: ai është një nga profilet e preferuara për post-Calhanoglu, i  cili nuk rinovoi me kuqezinjtë dhe nënshkroi disa ditë më parë për i nterin.

Spanjolli është shumë i  pëlqyer nga drejtuesit e Milan dhe nga trajneri Stefano Pioli.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri kuqezi është “sponsori” i  Ceballos, pasi vlerëson veçanërisht fleksibilitetin e tij taktik.

Në fakt, Ceballos do të luante si mesfushor krijues, ashtu edhe si fantazist dhe në nevojë mund të bënte edhe sulmuesin e dytë.

Pas dy viteve në Londër te Arsenal, mesfushori është kthyer në bazë të Real Madrid dhe sërish do të bëjë valixhet gati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu