Pioli ka “fiksim” Berardi-n! Drejtuesi i Sassuolo-s jep sinjale largimi të sulmuesit!

Milani ka ide të qarta në lidhje me tregun e transferimeve. Kuqezinjtë – veç objektivave të tjerë – gjithashtu duan të përforcojnë krahun e djathtë, ku Samu Castillejo është jashtë projektit tekniko-taktik të trajnerit dhe klubit.

Spanjolli ka valixhet në dorë dhe mund të kthehet në atdheun e tij, Spanjë (sondazh Betis, por ende jo ofertë konkrete)

Milani dëshiron t’i japë Stefano Pioli një lojtar që mund të garantojë një numër të rëndësishëm të golave dhe asisteve.

Ndër shumë emra të bërë në këto ditë është edhe ai i Domenico Berardi. Anësori sulmues ka qenë protagonist për vite me radhë me fanellën e Sassuolo dhe po tregon, madje edhe me Itali, se është gati për kërcimin e madh.

Sezoni i shkuar u mbyll me 30 ndeshje, 17 gola dhe 8 asist si sulmues i krahut të djathtë.

Kjo mund të jetë vërtet vera e lamtumirës.

CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali, foli qartë mbi largimin e Berardi:

“Synimi ish-presidentit tonë të ndjerë Giorgio Squinzi ishte që Berardi të bëhej një flamur i Sassuolo – pranoi për TRC -. “Domenico kishte të drejtë në të kaluarën duke qëndruar përballë kërkesave nga klubet e tjera, duke u bërë sot një lojtar i rëndësishëm i ekipit tonë kombëtar.

Nuk mund të premtoj se ai do të qëndrojë me ne, nuk është çështje parash. Berardi është një djalë i veçantë, me ide shumë të qarta.

Ai dëshiron të vazhdojë të argëtohet. Vullneti i tij do të jetë i rëndësishëm si për zgjedhjen e klubit për të shkuar, duke marrë parasysh edhe trajnerin”.

Berardi është edhe një fiksim i Stefano Piolit, që e njeh mjaft mirë dhe e di se te Milani lojtari mund të fitonte atë dimension të madh, duke luajtur edhe në Champions League.

Një emër tjetër i lidhur me Milanin është i riu Raspadori. Sulmuesi është gjithashtu i grumbulluar me ekipin kombëtar të Mancinit.

Por, largimi i tij përjashtohet: “Sa i përket Raspadori, unë mund të them se për ne nuk mund të transferohet – vazhdon Carnevali -. Ne nuk duam ta privojmë veten nga të rinjtë tanë më të rëndësishëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu