Stefano Pioli dje ka eksperimentuar në 60 minutat ndaj Novara (tre pjesë nga 20 minuta, ku pasur shumë ndryshime në formacion dhe në akvitizimet e lojtarëve të pranishëm në Milanello, pasi të tjerët janë në grumbullime ose ende të dëmtuar).
Trajneri i Milanit, megjithatë, përpos rezultatit dhe paraqitjes, një gjë ka të sigurtë: modulin taktik! Sigurisht, gjatë sezonit mund të ketë ndryshim ose modifikim, në bazë të kundërshtarit, por bindja e tij është 4-2-3-1!
Madje, për të mos ndryshuar asnjë presje ka aktivizuar edhe Theo Hernandez në qendër të mbrojtjes dhe Kalabria në një rol të pazakontë si në mesfushë.