Hera e fundit që ai u gëzua kur u përball me Interin si kundërshtar ishte në 20 dhjetor 2015 dhe Lazio e tij pushtoi “San Siro”-n falë dy golave të Antonio Candreva.
Megjithatë – pas këtij gëzimi – Stefano Pioli në kryqëzimet me zikaltërit ka qeshur pak ose aspak!
Corriere dello Sport analizon situatën e trajnerit të Milanit dhe precedentët e tij.
Edhe kur u thirr – në vjeshtën e vitit 2016 – për të zëvendësuar trajnerin e shkarkuar De Boer: qëndroi në Pinetina nga 8 nëntori deri në 9 maj 2017, duke drejtuar stolin zikaltër në 27 ndeshje.

E nisi mirë, por përfundoi keq, me ndërprerjen e hershme të marrëdhënies, sepse klubi tashmë kishte vendosur të mos e konfirmonte atë në sezonin 2017-18.
Veçhi e zëvendësoi atë përkohësisht ndërsa në qershor ishte radha e Spallettit të merrte stolin e Interit.
Pas asaj fitore gati 5 vjet më parë, trajneri nga Parma sfidoi Interin në 5 raste, duke marrë 3 humbje dhe 2 barazime. Madje, një rast ishte edhe trajner i Interit kur – për kuriozitet – derbin e barazoi 2-2 me golin final të Zapata.

Humbja më e dhimbshme ishte ajo e 9 shkurtit, me përmbysjen e djemve të Contes nga 0-2 në 4-2.
Në përgjithësi, në karrierën e tij kundër Interit, ai ka humbur 8 nga 16 përballje.
Këtë herë në derbi Pioli shfaqet si kryesues kampionati, me tre fitore në tre javët e para dhe mbi të gjitha me ekipin pothuajse të plotë (edhe pse jo të gjithë janë kthyer) ndërsa Conte do të duhet të merret me disa mungesa.
Nuk do të ketë vend për ndjenja: Stefano nuk e ka fshehur kurrë që ai ishte një tifoz zikaltër që kur ishte fëmijë, por tani ai është një profesionist i cili, veçanërisht pas karantinës, ka transformuar ekipin.
Mbërrin në derbi si favorit dhe premton maksimumin, duke lënë mënjanë ndenjat, emocionet dhe pëlqimin që kur ishte fëmijë…