STATISTIKA TË BUKURA: Milani kthehet 49 vite mbrapa! Askush si kuqezinjtë në “top 5” ligat

Milani mundi Spezia 3-0, fitorja e tretë në tre të parat e kampionatit (të tjerat kundër Bologna dhe Crotone) pa pësuar asnjë gol.

Për të gjetur këtë statistikë në vitet e kaluara duhet të kthehemi në 1971, te Milani i Nereo Rocco.

Sakaq, duke parë të dhënat dhe statistikat në lidhje me ndeshjen midis Milanit dhe Spezia, një e dhënë e veçantë nënvizon vijën e gjelbër të skuadrës kuqezi.

Sipas raportimit nga portali i specializuar Opta, Milani është skuadra e parë që luan me 7 lojtarë titullar të lindur pas 1 janarit 1999 në një ndeshje në top-5 kampionatet evropiane.

Duke parë të dhënat dhe statistikat në lidhje me ndeshjen, gjithashtu Milani ka paraqitur një ekip fillestar me një moshë mesatare prej 22 vjetësh dhe 287 ditësh, më e ulta në Serie A që nga sezoni 2004/05.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu