Stam: “Donin të më çonin te Juventusi dhe Interi, por zgjodha Milanin”

Jaap Stam, ish-mbrojtës i Milanit, i intervistuar nga DAZN, foli në lidhje me transferimin te “Djalli” në vitin 2004:

“Milani ka qenë një klub i interesuar për mua që nga fillimi, edhe kur luaja te Lazio. Ata nuk më linin të largohesha. Pas 3 sezonesh, duhej të ikja, sepse kishin probleme financiare”

“Juventusi kishte ofruar më shumë, pastaj vinte Interi, ndërsa Milani kishte ofruar shumë më pak! Por, doja të vendosja vetë se ku do të luaja!

“Të gjithë donin që të shkoja te Juventus, sepse shumë do të merrnin një pjesë të bonuseve dhe komisioneve! Ju e dini se si funksionon me merkaton e transferimeve në Itali … Por unë thashë: “Jo, duhet të jetë Milani”.

“Kjo sepse është një klub me një histori të madhe dhe lojtarë të tjerë hollandezë kishin luajtur. Pastaj, kisha ndjesi më të mira nga Milani në krahasim me dy ekipet e tjera (Juventus, Inter).

“Ato ishin dy ekipe po aq të mëdha, por Milani tërhoqi më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu