Stadiumi i ri në Milano/ Kush do të ndërtojë? Në skenë 2 emra

Milan dhe Inter po impenjohen në realizimin e projektit të stadiumit të ri, duke e konsideruar thelbësor për rritjen e ardhshme të klubeve.

Por edhe qyteti i Milanos do të përfitojë.

Në këto muaj përpjekjet me Bashkinë kanë qenë pozitive.

Pas disa përplasjeve fillimisht, dalëngadalë të dy palët janë afruar.

Media italaiane shkruajnë se janë arritur disa marrëveshje në disa pika thelbësore.

Por mungojnë akoma disa kalime.

Nevojitet rruga e lirë nga Këshilli Bashkiak.

Procesi politik dhe burakratik mund të kërkojë muaj të tërë dhe rruga e lirë përfundimtare mund të arrihet në Pranverën e ardhshme.

Ndërkohë Milan dhe Inter do të duhet të zgjedhin se cilës studio do t’ia besojnë projektin e stadiumit.

Në garë janë Populous me “Cattedrale” dhe Sportium me “Due Anelli”.

Sipas të përditshmes Tuttosport, një vendim përfundimtar mund të merret në fillim të shtatorit.

Pra duhet të presim edhe pak për të kuptuar si do të jetë stadiumi i ardhshëm i Milan dhe Inter, por edhe në përgjithësi zona e San Siro-s.

Në fakt, në lojë nuk është vetëm impianti sportiv por një rikualifikim i asaj zone.

Do të ketë hapësira të reja tregtare dhe parqe, me aktivitete të ndryshme dedikuar qytetarëve./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu