
Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, foli për mikrofonët e Ansa-s në lidhje me stadiumin e ri. Kuqezinjtë duken të lodhur tashmë nga gjithë këto shtyrje dhe sidoms zvarritje të burokraicë…
“Bordit bashkiak i duhet kohë për të vlerësuar se klubet kanë forcën e nevojshme financiare. Ato kanë kohë deri në fund të majit për t’u përgjigjur.

Ekziston një konsensus nga kryebashkiaku Sala për projektin e paraqitur. Kundërshtimi më duket se është presion për realizimin e punës që mund të jetë gjithashtu një mbështetje për Milanon e goditur rëndë nga periudha Covid.

Do të ishte një gjë shumë e bukur”.
Në javët e fundit, Kryetari i Bashkisë Giuseppe Sala, duke folur për projektin e Milanit dhe Interit për stadiumin e ri, deklaroi se, përpara se të hedhë fiemën, Palazzo Marino dëshiron të ketë siguri në lidhje me pronësinë e Interit. Fjalë që nuk i pëlqyer klubit zikaltër.