Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Milanos do të zhvillohen së shpejti dhe siç shpjegon Calcio e Finanza, një nga çështjet më të nxehta dhe më vendimtare të fushatës elektorale të kandidatëve sigurisht që do të jetë pyetja rreth ndërtimit të stadiumit të ri të Milanit dhe Interit.
Duke folur për këtë, Luca Bernardo, kandidati i qendrës së djathtë dhe rivali i parë i Beppe Sala, kryetari aktual i Milanos, tha fjalen e tij.
Bernardo foli qartë dhe menjëhere doli në favor të ndërtimit të stadiumit të ri. Sipas kandidatit, projekti i stadiumit të ri do të zhvillohet jo vetëm për ndërtimin e vetë zones, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për rizhvillimin e zonës ngjitur.
Kjo është deklarata e Bernardos: “Ne po përballemi me një zonë që është e shkretë dhe e braktisur gjatë ditës dhe e rrezikshme në mbrëmje. Unë besoj se kjo duhet të bëhet pjesë e rrethit qendror dhe ku njerëzit – jo vetëm milanezët, por edhe ata që vijnë nga jashtë – duhet të jetojnë”.
Luca Bernardo pastaj e ekspozon veten në vijën e parë të frontit duke sfiduar kryetarin Sala për këtë çështje. Ky i fundit ka qenë gjithmonë më i kujdesshëm, veçanërisht për pasojat e mundshme mjedisore që mund të shkaktojnë punimet në zonën përreth stadiumit te ri.
Ekzistojnë disa fraksione që kundërshtojnë ndërtimin e stadiumit: një nga kryesorët është pikërisht ai që ka frikë nga shkatërrimi i zonës së gjelbër përreth Meazza, e cila do të privonte qytetin nga pesë hektarë park të mbjellur.