“Stadiumi i ri duhet medoemos, merkato do të ishte super! Askush në botë si Maldini!”

Pjesa e dytë e intervistës së gjatën nga Ivan Gazidis, CEO i Milanit, dhënë për “The Athletic”…

Për Maldinin: “Askush nuk është si Paolo Maldini kur ai beson në diçka për të bindur një lojtar për të ardhur në Milano dhe për të rritur karrierën e tij të futbollit në këtë klub të madh dhe prestitgjoz. Pas gjithë kësaj ke fuqinë e emrit Milan, që do të thotë ende diçka në futbollin botëror”.

Për filozofinë e klubit: “Ndryshimi i të menduarit dhe metodologjisë nuk ishte i lehtë, por tani shikojmë rezultatet e kësaj pune dhe shohim një Milan me shumë talente të rinj që nuk kanë arritur ende majën e tyre!

Mendoj se tifozët e Milanit janë mjaft të zgjuar për të kuptuar se ekziston një projekt futbolli në ndërtim e sipër që shkon në një drejtim shumë të qartë”.

Në lidhje me thashethemet për një luftë brenda klubit: “Ekziston vetëm një Milan. Milani është mbi të gjithë. Mbi të gjitha llojet e interesave personale. Suksesi i Milanit është qëllimi i përbashkët. Rezultatet janë më të mira kur kemi debate. Kur kemi mosmarrëveshje, merremi me aftësi dhe perspektiva të ndryshme sepse kemi të gjitha këto sfida. Ne kemi sfidat financiare. Kemi sfidat për të përparuar në anën e futbollit”.

Për futbollin e femrave: “Elliot mbështet lëvizjen e futbollit për femra. Jam krenar që jemi në gjendje t’u themi vajzave tona të kujdesen për veten e tyre, të stërviten dhe angazhimi ynë për futbollin e femrave nuk do të ndryshojë. Do të jetë edhe më e fortë se më parë”.

San Siro: “San Siro është një vend mitologjik. U habita nga pasioni i kësaj vendndodhje. Nuk është vetëm arkitektura, brohoritjet janë të jashtëzakonshme. Kur erdha këtu me Arsenalin në 2018 ishte një djalë pranë meje i cili piu duhan gjatë gjithë lojës dhe protestoi ndaj çdo vendimi të gjyqtarit. Ishte e pabesueshme. Ne kemi menduar për “San Siro” për një kohë të gjatë.

Ndoshta është më e lehtë ose më e lirë për ta mirëmbajtur, por gjëja e duhur për të bërë është të ndërtojmë një stadium të ri të klasit botëror që mund të jetë një simbol i ri i një qyteti të përparuar.

Një qytet që përqafon një lojë botërore dhe dëshiron të kthehet në majë. Për këtë arsye është thelbësor stadiumi i ri”.

Për Milanello: “Në vizitën time të parë në Milanello, pjesa menduese e trurit tim mendoi se si ta përmirësoja atë. Ndoshta mund të bënim më mirë, mendova. Por pjesa emocionale i shuajti mendimet dhe u mor nga bukuria e vendit”.

Stadiumi i ri: “Kjo bën një ndryshim të madh. Në terma thjesht tregtarë, kjo është një shtesë prej 70 milion euro që mund të shpenzojmë për lojtarët çdo vit. Gjithashtu është një ndryshim i madh në krahasim me ekipet e tjera italiane. Një stadium i ri do të rikthejë Milanin si një nga forcat më të mëdha të futbollit italian dhe evropian. Stadiumet moderne janë më gjithëpërfshirëse. Ka më shumë gra dhe më shumë fëmijë. Ato janë më të larmishme.

Përvoja që njerëzit duan nga 10 vjet, 15 vjet, 20 vjet është ndryshe nga përvoja që ata dëshirojnë edhe sot. Gjërat kanë ndryshuar nga 10 vite më parë, hera e fundit kur u rinovua “San Siro”.  

Ky proces nuk është vetëm rreth 70 milion euro. Bëhet fjalë për të ruajtur rëndësinë për të ardhmen dhe për të qenë në gjendje të përqafojmë fansat që duam të përqafojmë sepse ky është një komunitet.

Partneriteti ynë me Interin në këtë projekt ka qenë shumë i fortë. Jam i lumtur të them se ne kemi një kryebashkiak, Giuseppe Sala, i cili me të vërtetë e kupton identitetin e qytetit si një qytet global, si një qendër globale dhe si një udhëheqës në Evropë.

Ai punoi shumë për të gjetur zgjidhje krijuese për ta realizuar këtë, duke treguar një përgjegjësi për qytetin, nevojat e tij dhe brezin e ardhshëm të njerëzve dhe qytetarëve”.

“Na duhet një stadium i ri për të krijuar kujtime, për të krijuar krenari, për ta shtyrë qytetin tonë përpara dhe për t’i shtyrë klubet tona përpara për brezat e ardhshëm të tifozëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu